Përmbajtja e librit: 

Rregullat drejtpërdrejt (§): 

§

Mirë se vini në faqen digjitale të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Kjo faqe bazohet krejtësisht në ribotimin e vitit 1974 të librit me të njëjtin titull nga «Instituti Albanologjik i Prishtinës» dhe është kopje digjitale identike e tij. Ndërsa libri është rezultat i «Kongresit të Drejtshkrimit» të mbajtur në Tiranë në vitin 1972. 

Vërejtje: Ky projekt është nismë individuale me të vetmin qëllim plotësimin e nevojave informuese e referuese të publikut shtyrë nga (a) keqardhja për mirëmbajtjen e ngathtë të gjuhës standarde në fuqi, (b) nga keqshkrimi i saj kohëve të fundit dhe (c) nga mungesa e një burimi si ky; por (i) pa qëllim të shkeljes së të drejtave autoriale, duke qenë se libri edhe nuk duket se ka mbrojtje autoriale të shprehur, (ii) pa dashur të kundërvihen iniciativat kundërshtuese të këtij standardizimi të gjuhës dhe (iii) pa qëllime politiko-ideologjike, përkundër përfshirjes së tekstit origjinal, diku-diku të ngjyrosur, për të ruajtur vërtetësinë e librit. 

Tërë puna për digjitalizimin e «Drejtshkrimit» gjatë periudhës mars 2008shtator 2010 (me shumë ndërprerje) i dedikohet mësuesit Hasan Mehmeti, pronë e të cilit ishte edhe ekzemplari në të cilin u bazua kjo faqe, i blerë më 15 nëntor 1974. 

Për hir të vërtetësisë së plotë, ballina dhe impresumi i ribotimit është: 

Komisioni hartues: 

Prof. Androkli KOSTALLARI (kryetar), 
Prof. Mahir DOMI, Prof. Eqrem ÇABEJ, 
B. Shk. Emil LAFE 

RIBOTIM I INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS 



Tirazhi: 15.000 kopje; Formati: 14 × 20 cm. 

U shtyp në Ndërmarrjen gazetare-botuese grafike „Rilindja“ – Prishtinë 

Megjithëse titulli i referohet «Institutit Albanologjik të Prishtinës» me qëllim që të tregohet burimi, ky Institut në asnjë mënyrë nuk është përgjegjës për hartimin e kësaj faqeje. 

Shfletimi i artikujve mund të bëhet në anën e majtë përmes menysë së përmbajtjes apo asaj të rregullave. Komentet, vërejtjet, korrigjimet, sugjerimet apo vlerësimet mund të lihen në faqen e posaçme

Shënim: Përveç mundësisë së referimit të rregullave duke përdorur adresën e faqes, mund të referohen edhe nënrregullat dhe shënimet e tyre. P.sh. për t'u referuar në shënimin e nënrregullës a), në nëndarjen B. të rregullës § 67 mund të përdoret adresa: 

http://www.drejtshkrimi.net/ndaras/067#B,a,Shenim ose http://www.drejtshkrimi.net/ndaras/067#2,1,Shenim