Përmbajtja e librit: 

Rregullat drejtpërdrejt (§): 

§ 48

« § 47 § 49 »

Kur një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë mbiemra të nyjshëm (ose numërorë rreshtorë), mbiemri i dytë e të tjerët pas tij marrin nyjën e jo . Po kështu veprohet edhe kur mbiemri i parë është i panyjshëm ose kur emri përcaktohet njëkohësisht nga një përemër pronor dhe nga një a më shumë mbiemra të nyjshëm: 

(i, e, të, së) fshatarësisë së varfër e mesme; (i, e, të, së) vajzës së urtë, zellshme dhe shkathët; (i, e, të, së) fushës pjellore dhe gjerë; (i, e, të, së) cilësisë, së parë, dytë e tretë etj.; 

(i, e, të, së) vajzës së tij dashur; (i, e, të, së) vajzës së tij mirë e sjellshme; (i, e, të, së) motrës së saj dashur; (i, e, të, së) motrës së saj dashur e  paharruar etj. 

Shënim. Kur mbiemrat e nyjshëm (ose numërorët rreshtorë) ndodhen përpara emrit, përdoret nyja e jo : lotët e shkretës e të pangushëlluarës nënë; t'i caktohen normat parës, dytës dhe tretës kategori të punëtorëve etj.