Përmbajtja e librit: 

Rregullat drejtpërdrejt (§): 

§ 52

« § 51 § 53 »

Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dytë në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr, sipas gjinisë së këtij të fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore: 

rendi i ditës i Kongresit; libri i gjuhës i klasës së shtatë; ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore të Shqipërisë etj.; 

fjala e nderit e shqiptarit; Partia e Punës e Shqipërisë; Ministria e Tregëtisë e RPSH; stina e verës e këtij viti etj. 

Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën e jo : Partinë e Punës Shqipërisë; në rafinerinë e naftës Cërrikut etj.